“Ti je uzurpator. Me letra”, “Ti je hajdut. Le mos ta ni zonin. Biznesin me serbë” – Këto janë vetëm disa nga akuzat që dy nga deputetët e opozitës Armend Zemaj e Hajdar Beqa ia kanë bërë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçin në kuvend
Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 e ku për të dëshmuar ishte ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi janë përplasur deputetët e opozitës me Halil Thaçin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Thaçin.
“Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj.
Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”.
“Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta ni zonin. Biznesin me serbë”, ka thënë Beqa.
Ndërkohë Halil Thaçi ka thënë se deklarimet e Armend Zemajt janë shpifje.
“Ti je shpifës, po shpif”, ka thënë Thaçi.
Debati ka eskaluar edhe më tej kur Hajdar Beqa i ka thënë Halil Thaçit se ti je “kumbar me serbët”, duke e akuzuar deputetin e VV-së se bën biznes me serbët.
Pas kësaj ka reaguar me nervozë edhe duke e goditur tavolinën me grusht.