FOTO&VIDEO

Tiranë/ Çifti i të dashuruarve seks brenda në makinë, dy persona me armë i zbresin e i grabisin mjetin ‘Fiat’

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në mbrëmje në Tiranë, pasi dy persona ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës kanë grabitur me armë një çift të dashuruarish, teksa ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Caza Italia” në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë pa dëshirën e tij dhe me dhunë, makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar. Rasti në fjalë po administrohet dhe hetohet nga oficerët e komisariatit nr.3 në Tiranë, të cilët thanë për “Shqiptarja.com” se automjeti tip “Fiat” është marrë me forcë dhe kundrejt kanosjes së armës. Burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

Çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina dhe mandej kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi. Ata janë larguar në drejtim të Elbasanit, ku në këtë qytet është tentuar të ndalohet nga një postbllok policie, por dy autorët nuk janë bindur urdhrit të policisë për të qëndruar, duke u larguar me shpejtësi në mesin e errësirës. Një patrullë policie i është vënë në ndjekje, por nuk ka mundur të lokalizojë vendodhjen e automjetit tip “Fiat”.

Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja. Tashmë policia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit janë duke bashkëpunuar për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që arritën të grabisnin makinën, ku ishin duke kryer marrëdhënie seksuale çifti i të dashuruarve tek zona e “Caza Italia” në Tiranë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

7 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

8 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

9 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

13 orë ago