Tiranë/ Një djalë dhe një vajzë lindin në minutën e parë të vitit të ri 2020

Një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë në minutën e parë të vitit të ri 2020.

“Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë! Gëzuar me mrekullinë e jetës!”, shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.