Një tjetër mrekulli është shënuar nga post-tërmeti në Turqi, kësaj here me në qendër një lopë.
Grupet e shpëtimi në terren shpëtuan kafshën e urtë, e kolme dhe bujare 17 ditë pas qëndrimit të saj nën rrënoja, e pamundur me logjike njerëzore.
Ekipet e bashkisë Golcuk e nxorrën lopën fatlume nga rrënojat në Antakya, Hatay.
Ekipet bashkiake janë ende në terren duke punuar për pastrimin e zonës së prekur nga tërmetet.
Për të eliminuar rrezikun e infektimit, ekipet varrosin kafshët që u gjetën të ngordhura në hambarë.
Por ndërkohë, nën rrënojat e një ndërtese kanë dëgjuar një zhurmë.
Dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një lopë, të cilën e kanë nxjerrë zvarrë. Në kontrollin veterinar është konstatuar se gjendja shëndetësore e lopës është e mirë.