FOTO&VIDEO

Tjetër tërmet i fortë në Turqinë Perëndimore

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së martës rajonin perëndimor të Turqisë, sipas të dhënave të konfirmuara nga institucionet sizmologjike dhe të rishikuara nga një sizmolog, përcjell A2 CNN.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në koordinatat 39.186° gjerësi veriore dhe 28.293° gjatësi lindore, në një thellësi prej vetëm 7 kilometrash, gjë që e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe.

Sipas raportimeve, tërmeti u ndje më fort në zonat pranë Sındırgı, që ndodhet rreth 12 kilometra në lindje-juglindje të epiqendrës, si dhe në qytetin Balıkesir, rreth 62 kilometra në veri-perëndim, me një popullsi prej afro 238 mijë banorësh.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 07:54 (10:54 me orën lokale), dhe kanë zgjatur vetëm disa sekonda, por kanë shkaktuar panik mes banorëve që ndodheshin në shtëpi apo ambiente pune.

Ky ishtë tërmeti i dytë brenda pak orësh, pasi një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 6, tronditi të njëjtën zonë rreth orës 23:00.

Autoritetet turke u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile në rast të pasgoditjeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago