POLITIKE

Tomë Gashi: Nëse Pacolli kaloi në Kosovë pa vulë hyrëse është vepër penale

Avokati Tomë Gashi pohoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë imunitet përveç në fushëveprimin e tyre si deputetë në kuvend.

Gashi e dha këtë vlerësim përderisa komentoi mundësinë që deputeti Behgjet Pacolli të jetë futur në Kosovë me veturën e Presidentin të vendit Hashim Thaçi – informacione të pakonfirmuara deri më tani, për të cilat hodhi dyshime ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Bazuar në atë çfarë tha ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në konferencë, unë besoj që është situatë ende e paqartë. Mirëpo duket që ai ka informacione, sepse është duke kryer detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme – presidenti Thaçi ka kaluar në Shqipëri në orën e përcaktuar që tha ai, orën 18:00 dhe është kthyer diku pas orës 19:00”.

“Presidenti Thaçi ka thyer protokollet nëse është e paraparë që ta njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që shteti i Kosovës gjithmonë ta dijë se ku e ka presidentin e vet, në cilin territor të cilido vend në rruzullin tokësorë sepse këto janë rregulla të përcaktuara edhe për të mirën e presidentit. Nëse eventualisht deputeti Behgjet Pacolli ka qenë në veturat e eskortës së presidentit dhe nëse nuk ka një vulë hyrëse të Republikës së Kosovës atëherë kemi një problem juridik”.

Gashi theksoi se “në rastin e kalimin ilegal të kufirit, kushdo që të jetë, është vepër penale e kalimit ilegal të kufirit”.

Sa i përket krijimit të qeverisë së re, koalicionit për krijimin e së cilës po i prinë LDK-ja, avokati vlerësoi se kjo mund të krijohet nëse ka për bazament shkeljen kushtetuese, siç tha ai, me forcën e numrave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago