Sulmet ajrore dhe luftimet e ashpra në rrugë, për Bakhmutin po vazhdojnë.
Ndonëse gjithë qyteti është në flakë e tym, ushtria private e Rusisë, Wagner, nuk arriti të marr nën kontroll zonën nga ukrainasit, për të cilën luftoi për më shumë se një vit.
Kreu i këtij grupacioni që pretendonte se është çështje ditësh fitorja e tyre, la në faj zyrtarët e Moskës që sipas tij, nuk po i furnizojnë më armët e kërkuara, ushtarët e tij.
Ai madje akuzoi drejtuesit e emëruar nga presidenti, Vladimir Putin për procedura burokratike të panevoshje dhe tradhëti.
Kjo situatë po i bën marrëdhëniet midis Kremlinit dhe Wagner, gjithnjë e më të tensionuara.
Akuzat e tilla nuk i komentoi Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Serge Shoigu, i cili, të hënën, udhëtoi në rajonin e okupuar të Donetskut, në qytetin e Mariupolit.
Këtu Shoigu inspektoi punimet e rindërtimeve në infrastrukturën civile, spitaleve e qendrave të tjera.
Mariupol, një qytet port ukrainas në Detin Azov, është pushtuar nga forcat ruse që në ditët e para të pushtimit, gjatë të cilit bombardimet e rënda rrafshuan qytetin. me tok