Është operacioni i katërt këtë mëngjes për gjinekologen e specializuar për viktimat e gjymtimit seksual. Ajo po ndihmon vajzat të cilat vuajnë nga ana fizike dhe shpirtërore nga pasojat tradicionale. Shumica nga to vijnë nga Afrika. .
Ato vinë në pjesën veriore të Parisit. Kjo lagje njihet si zonë e varfër sepse të gjitha vajzave të vogla iu është prerë klitorisi. Këto gra kanë dhimbje të mëdha gjatë aktit seksual dhe nuk kanë asnjë lloj dëshire për marrëdhënie seksuale.
Rreth 60.000 vajza janë të prekura nga ky fenomen në Francë dhe për këtë janë organizuar edhe shumë protesta.
Sipas Kombeve të Bashkuara Egjipti ka numrin më të madh të vajzave të bëra synet, pra janë më shumë se më shumë se 125 milion.
Sipas qeverisë së Egjiptit, 92% e grave të moshës 15 deri në 49 janë të bëra synet, dhe ata janë shprehur se kjo praktikë është një normë në këtë vend.
Shumica e vajzave e bëjnë këtë intervenim në mes të moshës 9 dhe 12 vjeçare, dhe zakonisht operacioni bëhet gjatë stinës së verës, kur vajzat nuk janë në shkollë dhe mund të shërohen në shtëpi.
Sipas Kombeve të Bashkuara, ky operacion nuk ka asnjë përfitim shëndetësor.
Por sipas tyre, kjo ndërhyrje lë shumë pasoja fizike dhe psiqike. Kjo bëhet edhe më e rëndë kur heqja e klitorit nuk bëhet gjithmonë nga doktorët. Në krahasim me motrat e saj, Mona, ishte shumë fatlume sepse operacionin ia ka kryer një doktor.
Ajo tash 47 vjeçare, e kujton momentin kur e kishte pyetur nënën e saj se pse është kaq e rëndësishme të bëhet synet.
“Njerëzit bëjnë festë kur i bëjnë vajzat synet. Për ta, të ulesh e të i thuash që është krim ose që është mëkat e këtë nuk e thotë feja, do të thotë të konfrontohesh me besimin dhe normat e shoqërisë për shumë e shumë vite”, është shprehur Nadal-Roig.