Një vogëlush 2-vjeçar ka ndërruar jetë nga uria, pasi mbeti i vetëm në shtëpinë e tij pa ushqim, kur babai i tij vdiq nga një atak në zemër. Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm tani është publikuar në media.
Policia ishte lajmëruar pasi asnjë nga familja nuk kishte mundur të vinte në kontakt me të atin e djalit për më shumë se një javë.
Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Ontario, burri vdiq natyrshëm nga “sëmundjet kardiovaskulare”, ndërsa shkaku i vdekjes së fëmijës ishte uria. “Besohet se 59-vjeçari vdiq i pari dhe foshnja nuk ishte në gjendje të merrte asnjë ushqim pas vdekjes së babait të tij,” tha zyra e sherifit.
Sipas mediave lokale, burri kishte marrë kujdestarinë e fëmijës menjëherë pas lindjes së tij, ndërsa nëna e tij nuk kishte kontakt me djalin e saj.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…