FOTO&VIDEO

Tragjedi në familjen shqiptare në Gjermani, 44-vjeçari ekzekuton me armë zjarri dy djemtë e mitur, plagos rëndë gruan dhe vetëvritet

Tragjedi në një familje shqiptare në Gjermani.Një 44-vjeçar i identifikuar si Flamur. R ka vrarë me armë zjarri dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 11 vjeç, ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij Avdije. R 38 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Kleiner Glinder Berg, shumë pranë Hamburgut,  në orën 22:53.

Policia u njoftua nga fqinjët e familjes shqiptare pasi dëgjuan zhurma. Sipas tyre debatet ishin të shpeshta mes çiftit përtej një martese të lumtur në dukje.

Gjashtë makina policie mbërritën në zonë. Në shtëpi, oficerët bënë një zbulim të tmerrshëm: Gjetën dy fëmijë të vdekur (13/11 vjeç) – të ekzekutuar me të shtëna në kokë.

Pak metra më tutje Flamur R. (44), babai i djemve – i vetëvrarë. Arma e dyshuar e krimit shumë afër tij. Një mjek i urgjencës u përpoq ta kthejë në jetë por më kot.

Gruaja e tij dhe nëna  e dy djemve të mitur Advije R. (38) është plagosur rëndë  dhe ndodhet në spital. Edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.

Shqiptari mësohet se ishte gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Ata thonë se ai kishte kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët e kanë denoncuar në polici.

Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që shkaktoi një tragjedi në familjen shqiptare.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago