FOTO&VIDEO

Tragjedi shqiptare në Zakynthos, pitbulli i merr jetën fëmijës 2 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka goditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç humbi jetën pasi u sulmua brutalisht nga qeni pitbull i familjes, në fshatin Agios Leontas. Sipas mediave greke, prindërit, babai shqiptar dhe nëna britanike, ishin larguar për pak kohë për të blerë ushqime. Pas kthimit, i mituri kishte dalë nga sytë e tyre dhe ishte afruar tek një pemë ku ishte lidhur qeni, i cili u sulmua menjëherë në mënyrë fatale.

Babai, i tronditur, tregoi se qeni ishte endacak dhe se familja kishte vendosur ta strehonte. “E mora që të kishte një vend ku të rrinte… dhe ai më hëngri fëmijën”, tha ai me lot në sy për mediat greke. “Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi ai, duke përshkruar momentet e fundit tragjike.

Prindërit e transportuan menjëherë vogëlushin në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtonte. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kanë ndaluar prindërit deri në përfundim të procedurave ligjore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago