FOTO&VIDEO

Tranohet pasasagjeri rus gjatë fluturimit – Pasagjerët e avionit dëtyrohen ta lidhin për karrige

Një burrë në të 50-at  shkaktoi një ‘turbulencë’ në ajër ndërsa u përpoq të depërtonte në derën e kabinës së pilotit në mes të fluturimit. Si përgjigje, një grup pasagjerësh vendosën të merrnin ligjin në duart e tyre dhe të lidhnin për karrige pasagjerin rus.

Sipas dëshmitarëve, pasagjeri u përpoq të depërtonte në kabinën e pilotit pas një grindje me zë të lartë me një nga shoqëruesit e fluturimit. Në mes të gridnjeve, pasagjeri u ngrit nga karrigia e tij dhe kërkoi të “shkëmbente disa fjalë” me kapitenin.

Një grup udhëtarësh në fluturim, të cilët filluan të shqetësohen për sjelljen ekstreme të pasagjerit, arriten të merrnin nën kontroll pasagjerin agresiv  duke e lidhur për karrige me shirit ngjitës. Kur avioni u ul në qytetin e Novosibirsk, qyteti më i madh në rajonin e Siberisë, policia po priste në terminal për ta arrestuar.

Një zëdhënës i stacionit policor sqaroi pse kishte ndodhur incidenti: “Oficerët e policisë arrestuan të dyshuarin, i cili vazhdoi të bëhej agresiv ndërsa ai ishte në stacion. Ai sulmoi verbalisht policinë dhe madje u përpoq t’i sulmonte dhe fizikisht”.

Një dëshmitar okular që ndoqi incidentin në fluturim tha se pasagjeri u egërua si “ariu i egër”. Të tjerë thanë se ishte e qartë se personi ishte plotësisht i dehur në kohën e incidentit.

I dyshuari është arrestuar për huliganizëm. Ai pretendon se nuk e mban mend fare se cilat ishin rrethanat e incidentit. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 5 vjet burg.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago