FOTO&VIDEO

Transportuesit publikë ndryshojnë formën e protestës, autobusët vendosen pranë objektit të Komunës

Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës, për shkak të mospagesës, sot do të vazhdojë në një formë tjetër. 

Ndryshe nga e hëna kur pas pezullimit të të gjitha linjave punëtorët protestuan para objektit të Komunës dhe ndërtesës së Qeverisë, sot autobusët e “Trafikut Urban” do të vendosen pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ilmi Gashi nga Sindikata e “Trafikut Urban”, ka thënë se protestën sot do ta vazhdojnë me autobusë.

“Me autobusë do të defilojmë nëpër qytet dhe do të shkojmë pranë objektit të Komunës t’i ndalojmë autobusët, për sat ë kemi mundësi që të mos e ndalojmë lëvizjen e qytetarëve aty apo të makinave të tjera”, është shprehur Gashi në një intervistë për KTV.

Sipas Sindikatës së “Trafikut Urban” tash e dy muaj punëtorët e kësaj ndërmarrjeje nuk kanë marrë paga, ndërsa borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.

Shkaku i vonesave në vendimmarrje nga kuvendet komunale, buxheti i Prishtinës, ai i Gjilanit dhe buxheti i Zubin-Potokut nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës të 2025-s. Kjo nuk u bë as pas miratimit të tyre nëpër komuna, meqë thuajse gjatë gjithë vitit Kosova ka funksionuar pa Kuvend, shkaku i ngërçit politik të krijuar pas zgjedhjeve nacionale të shkurtit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago