FOTO&VIDEO

Tre faktorët që sollën krizën e energjisë

“Në nivelin ndërkombëtar mendoj se kanë qenë 3 faktorë strukturorë që kanë ndikuar. Së pari, periudha pas krizës së pandemisë. Kërkesat për energji, naftë dhe gaz u rritën shumë sepse industria mori një hov shumë të madh. Nga ana tjetër, edhe problemet klimaterike në Europë dhe në Rusi, që janë dhe vende tipike eksportuese dhe përdoruese, vera e nxehtë dhe dimri i ftohtë e rritën ndjeshëm kërkesën për naftë dhe gaz. Por, edhe kapacitet prodhuese të tyre, që lidhen me elemente gjeopolitike me gazsjellësit midis Rusisë dhe Europës apo edhe vendimet e OPEC-ut për ta shtuar menjëherë sasinë e naftës në treg apo energjinë elektrike, ndikuan në rritjen e çmimit. Kur krijohen situata paniku, çmimi rritet edhe më shumë”.

Kështu u shpreh në “Ditarin” e mëngjesit, në A2 CNN, eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, teksa renditi faktorët që sollën këtë situatë krize energjetike.

“Një vend i vogël si Shqipëria që është akoma importues i naftës, ndikimin më të madh e ka energjia elektrike sepse edhe pa këtë krizë, pothuajse çdo vit importojmë në sezone të caktuara. Këtë vit, u gjendëm me një çmim të katërfishuar edhe pse nuk kemi hyrë ende në periudhën e shirave që mbushin hidrocentralet”, u shpreh Civici.

Por si duhet të balancohet ky raport që Shqipëria të mos goditet në 6 muajt në vijim? “Në afat të shkurtër nuk e shmangim dot, pasi këto masa që do të marrim tani janë masa me natyrë strukturore. Është si koronavirusi. Këtë krizë mund ta përballonim më lehtë nëse do të ishim në një tjetër situatë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago