LAJME

Tre rusë tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Armëve në Gramsh, kapen nga anti-terrori pas përleshjes me ushtarët

Uzina e përpunimit të armëve në Gramsh, është sulmuar mbrëmjen esotme nga tre shtetas rusë, të cilët dyshohet të jenë agjentë.

Burime për gazetarin e Abc Aldo Kozarja, bëjnë me dije se tre persona kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në Uzinë, ndërsa janë pikasur nga ushtarët që ishin në vendrojë.

Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve.

Në një moment një nga shtetasit rusë ka sulmuar me sprite ushtarët shqiptarë, duke lënduar dy prej tyre.

Tre shtetasit rusë janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori.

Ndërkohë burimet për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, bëjnë me dije se 3 shtetasve rusë u janë kapur dhe aparate fotografikë me vete, ku në mikroçipat e tyre janë gjetur foto të uzinës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

12 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

16 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

17 orë ago