KRYESORE

Tre serbë arrestohen në Francë, dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike

Mediat franceze dhe gjermane njoftojnë se policia franceze ka arrestuar në  Juan-les-Pins, në Côte d’Azur, tre shtetas serbë që kishin lyer me bojë gjatë natës së së shtunës disa objekte në Paris.

Ata kishin ndotur me bojë Muzeun e Holokaustit, fasadën e një restoranti të njohur hebre në lagjen Marais si dhe muret e jashtme të tre sinagogave. Serbët po bëheshin gati të largoheshin nga vendi kur u arrestuan nga policia franceze.

Ata dyshohen bazuar në analizën e bisedave telefonike, si dhe pamjet nga kamerat e survejimit të siguruara gjatë fundjavës. Pamjet tregojnë një burrë të veshur me të zeza dhe dy burra të tjerë, njëri prej të cilëve spërkati një mur me bojë të gjelbër ndërsa tjetri e filmoi atë.

Spërkatja u dënua ashpër nga Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau dhe kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan: “Ende nuk dihet se çfarë u kanë treguar tre serbët hetuesve që nga arrestimi i tyre në natën e së martës në lidhje me motivet e tyre dhe ndoshta edhe për urdhërdhënësit e tyre. Hetuesit janë duke analizuar aktualisht të dhënat e telefonave të tyre, bisedat dhe transferet e mundshme të parave.

Në Francë, megjithatë, mendohet se është një tjetër përpjekje për destabilizim politik dhe ndërhyrje, me gjasë e drejtuar nga Rusia. (…) Dukshëm, akti synon të nxisë tensionet politike që në Francë janë ndezur që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe gjatë goditjes izraelite në Gaza”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

6 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

6 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

11 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

11 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

11 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

12 orë ago