Bullgaria, Sllovakia dhe Polonia i kanë dhuruar 70 avionë luftarakë Ukrainës në luftën kundër agresorëve rusë.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Forcave Tokësore të Ukrainës.
Në të thuhet se Bullgaria ka dhuruar gjithsej 30 avionë (16 Mig-29 dhe 14 Su-25), Sllovakia 12 Mig-29 dhe Polonia 28 Mig-29.
“Fantazma e Kievit” tani do të ketë më shumë, thuhet në postim.
Ky është postimi i plotë:
“Fantazma e Kievit” tani do të bëhen më shumë!
✈️ +70 avionë për ushtrinë ukrainase!
🤝 Partnerët tanë na kalojnë Mig-29 dhe Su-25! Nëse është e nevojshme, ata do të mund të bazohen në aeroportet polake nga të cilat pilotët ukrainas do të kryejnë detyrat luftarake.
Bullgari (Mig-29) – 16 copë
Bullgari (Su-25) – 14 copë
Polonia (Mig-29) – 28 copë
Sllovakia (Mig-29) – 12 copë
✊ Lavdi Ukrainës!