Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, duke ngritur ndjeshëm temperaturën gjeopolitike në Karaibe.
Sipas The Washington Post, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e rreth 16 mijë trupave pranë Caracas-it, të shoqëruara nga një flotë prej tetë anijesh luftarake, një nëndetëse bërthamore, një bombardues strategjik B-52, avionë luftarakë F-35, si dhe aeroplanmbajtësin “Gerald R. Ford” me eskortën e tij.
Burime në Washington raportojnë se prania e tillë ushtarake është “një mesazh force” ndaj regjimit të Venezuelës, i cili prej kohësh është në konflikt me SHBA për çështje të sanksioneve, naftës dhe ndikimit rus në rajon.
Megjithëse disa media amerikane kanë raportuar për një “dritë jeshile” për goditje ndaj objektivave ushtarake venezueliane, Trump i ka mohuar publikisht këto zëra.
“Nuk ka asnjë plan për ndërhyrje ushtarake”, është shprehur ai, duke i cilësuar raportimet si “spekulative”.
Por, siç vë në dukje The Washington Post, një flotë e këtij kalibri nuk pozicionohet rastësisht.
“Një grupim që përfshin bombardues B-52 dhe aeroplanmbajtësin më të madh në botë nuk vjen për t’u ‘larë në det’”, shkruan gazeta, duke lënë të kuptohet për një presion të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Nicolas Maduro-s.
Rajoni i Karaibeve, dikur simbol i pushimeve tropikale, po kthehet në një shah politik me aeroplanmbajtëse në vend të gurëve.
Lëvizja e re e Washingtonit shihet si pjesë e përpjekjeve të Trump për të rimodeluar ndikimin amerikan në hemisferën perëndimore – një rikthim i qartë i “doktrinës Monroe” në versionin e shekullit XXI.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…