Sulmi ushtarak amerikan ndaj Venezuelës duket më pranë, pasi presidenti Nikolas Maduro mund të ketë refuzuar një ultimatum të Donald Trumpit për t’u larguar nga vendi për t’i hapur rrugë një qeverisjeje të re demokratike.
Mediat amerikane zbuluan se në një bisedë telefonike në fund të nëntorit, shefi i Shtëpisë së Bardhë i ofroi liderit venezuelian të linte menjëherë vendin bashkë me bashkëshorten dhe të arratisej në një vend aleat ku ai ka besim, si Irani.
Maduro i vendosi Trumpit disa kushte të parealizueshme, si amnesti globale për krimet për të cilat akuzohet dhe mbajtja e kontrollit mbi ushtrinë venezueliane.
Presidenti amerikan Donald Trump e konfirmoi të dielën bisedën telefonike me Maduron, por nuk dha detaje.
Pas kësaj telefonate, një avion i përdorur më parë nga Maduro fluturoi drejt Brazilit, vend që ndërmjetëson negociatat mes tij dhe Uashingtonit. Megjithatë, deri më tani nuk flitet për një arratisje të presidentit venezuelian.
Maduro është në listën e të shumëkërkuarve nga Uashingtoni për terrorizëm, pasi vendi i tij akuzohet si tranziti më i madh për drogën dhe klandestinët nga Amerika Latine drejt Shteteve të Bashkuara.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…