KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja shkatërruese nëse tenton të ndalojë qarkullimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një deklarate në Truth Social, Trump deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të godasë 20 herë më fort se deri më tani.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës, do të goditet nga SHBA 20 herë më fort. Do të shkatërrojmë objektiva që do ta bëjnë të pamundur rindërtimin e Iranit si komb. Vdekja dhe zjarri do të mbretërojnë mbi ta”.

Këto deklarata sollën një reflektim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare, pasi çmimet e naftës pësuan rënie.

Nga ana tjetër, Teherani ka mbyllur çdo mundësi për marrëveshje. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, deklaroi se bisedimet me Uashingtonin nuk janë më në axhendë, duke cituar atë që ai e quajti “përvojë të hidhur” nga marrëveshjet e kaluara.

Aragchi akuzoi SHBA-të dhe Izraelin për destabilizimin e rajonit, duke e cilësuar konfliktin si një “luftë të imponuar”.

Paralelisht, Izraeli ka ashpërsuar tonet. Kryeministri Benjamin Netanyahu, gjatë një vëzhgimi në qendrën kombëtare të kontrollit shëndetësor, u shpreh i vendosur për vazhdimin e ofensivës.

“Nuk ka dyshim se përmes veprimeve të ndërmarra deri më tani, ne po u thyejmë kockat dhe do të ketë akoma më shumë”, tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Përshkallëzimi i fundit nisi pas deklaratës së Gardës Revolucionare të Iranit, e cila kërcënoi se nuk do të lejojë eksportimin e “asnjë litri naftë” nga Lindja e Mesme, nëse sulmet ndaj tyre vazhdojnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

59 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

13 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

15 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

15 orë ago