Trump: Kam dëgjuar gjëra interesante rreth alienëve

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ka dëgjuar “disa gjëra interesante rreth jashtëtokësorëve”. Komentet Trump i bëri gjatë një interviste të moderuar nga djali i tij më i madh Don Jr.


“Përpara se të lësh zyrën, do të na thuash nëse ekzistojnë alienët?” Don Jr e pyeti të atin.

“Sepse kjo është e vetmja gjë që unë dua vërtet ta di. Do të tregosh rreth Roswell dhe të na informosh se çfarë po ndodh në të vërtetë, ” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Trump u përgjigj: “Unë nuk do të flas ty rreth gjërave që di, por janë shumë interesante.”

Në vitin 1947, një fermer zbuloi mbetje të paidentifikuar në fushën ku kullosnin delet e tij në Roswell.

Forcat Ajrore në vend thanë që bëhej fjalë për një balonë moti që ishte rrëzuar, por skeptikët vazhduan të mendonin se mund të bëhej fjalë për mbetjet e ndonjë mjeti fluturues jashtëtokësor. Dekada më vonë, Ushtria Amerikane pranoi se mbetjet ishin të lidhura me një projekt top sekret atomik. Megjithatë, teoritë për UFO vazhdojnë të qarkullojnë.

I pyetur më tej nga i biri nëse mund të deklasifikohet ndonjë ditë informacioni rreth UFO-ve, Trump u shpreh se “duhet të mendohen për këtë gjë.”