Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit Pars nëse Teherani hakmerret ndaj sulmit masiv të Izraelit në të njëjtën zonë një ditë më parë. Trump tha se Shtetet e Bashkuara apo Katari nuk kishin asnjë dijeni për sulmin izraelit në fushën e Iranit.
“Nuk do të bëhen më sulme nga Izraeli ndaj fushës jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të vlefshme South Pars, përveç nëse Irani vendos, pa menduar, të sulmojë një vend shumë të pafajshëm. Nëse Katari sulmohet përsëri, do ta hedhim në erë të gjithë fushën”, tha Trump.
Gjatë takimit me kryeministren e Japonisë në zyrën e tij këtë të enjte, shefi i Shtëpisë së Bardhë përjashtoi mundësinë e një sulmi tokësor ndaj Iranit, ndërsa foli edhe për fundin e konfliktit.
“Nuk do të dërgoj trupa. Do të bëjmë ç’është e mundur për të mbajtur çmimet të ulëta. Kisha parashikuar një situatë më të keqe, por nuk është edhe aq dhe do të marrë fund shumë shpejt”.
Trump e krahasoi sulmin e befasishëm ndaj Iranit me atë të Pearl Harborit. Si hakmarrje për sulmin ndaj fushës së gazit, Irani goditi me raketa rafinerinë e madhe të naftës në Haifa në Izrael. Për herë të parë, sistemet antiajrore iraniane rrëzuan edhe një avion amerikan F-35, çka u pranua edhe nga Uashingtoni.
Valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të vendeve të rajonit, përfshirë fushën më të madhe të gazit në botë në Katar, si dhe në Arabinë Saudite.
Pas Katarit, edhe ministri i Jashtëm saudit reagoi ashpër, duke thënë se vendi i tij rezervon tashmë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur ushtarakisht Iranit.
Sipas Washington Post, Irani mund të ketë në plan të ekzekutojë edhe zyrtarë të administratës Trump, ndër ta Marco Rubio apo Pete Hegseth, mbi rezidencat e të cilëve janë vërejtur dronë të dyshimtë.
Pa asnjë shenjë të uljes së tensioneve, mediat raportojnë se Trump po shqyrton dërgimin e mijëra trupave të tjerë amerikanë në Lindjen e Mesme, për të rivendosur kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për një të pestën e tregtisë botërore të naftës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…