KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News se lufta kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht nga administrata amerikane.

Trump pritet të mbajë gjithashtu një konferencë për shtyp në orët në vijim, ku mund të japë detaje të tjera mbi zhvillimet e fundit të konfliktit.

Duke folur për ecurinë e luftës, presidenti amerikan u shpreh se infrastruktura ushtarake iraniane është dëmtuar rëndë.

“Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë më flotë detare, nuk kanë komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë shpërndarë dhe dronët po shkatërrohen kudo, përfshirë edhe fabrikat e prodhimit të tyre. Në aspektin ushtarak nuk u ka mbetur pothuajse asgjë”, tha ai.

Trump theksoi gjithashtu se operacioni ushtarak ka ecur më shpejt nga sa ishte planifikuar.

“Jemi shumë përpara afatit. Nuk e di saktësisht sa do të zgjasë. Përfundimi i luftës është diçka që është në mendjen time”, u shpreh ai.

Sa i përket raketave iraniane, ai paralajmëroi se Teherani nuk duhet të ndërmarrë veprime të reja.

“Ata kanë lëshuar gjithçka që kishin. Nëse provojnë ndonjë gjë tjetër, mund të jetë fundi i atij vendi. Nëse bëjnë diçka të keqe, do të ishte fundi i Iranit dhe emri i tij nuk do të dëgjohej më”, tha presidenti amerikan.

Trump u ndal edhe te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, duke deklaruar se SHBA po shqyrton mundësinë për ta marrë nën kontroll.

“Po mendojmë ta marrim nën kontroll dhe mund të bëjmë shumë gjëra”, tha ai.

I pyetur nëse ka një figurë të preferuar për të udhëhequr Iranin në të ardhmen, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk dua të them asgjë për këtë, por po, kam”.

Ndërsa për liderin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, presidenti amerikan deklaroi: “Nuk kam asnjë mesazh për të. Asgjë fare”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

1 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

10 orë ago