KRYESORE

Trump: Nëse do kisha dëgjuar Bolton sot do kishte shpërthyer lufta e 6-të botërore

Donald Trump ka sulmuar ashpër ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Xhon Bolton, pas deklaratave se presidenti amerikan kishte luajtur rol qendror në fushatën e presioneve me motive politike ndaj Ukrainës. Trump u shpreh se nëse do të kishte dëgjuar ish-vartësin e tij, do të kishte shpërthyer lufta e 6-të botërore.

Presidenti Donald Trump ndërmori këtë të mërkurë sulmin më të ashpër deri tani ndaj ish-këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare John Bolton, i cili në një dorëshkrim të librit të tij ende të pabotuar, thotë se Presidenti Trump luajti rol qendror në fushatën e presioneve me motive politike ndaj Ukrainës.

Presidenti Trump tha në Tëitter se vite më parë zoti Bolton “nuk mori dot miratimin si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe që nga ajo kohë nuk merrte dot miratim për asgjë”. “Ai, – shkruan presidenti Trump, – “më lutej për një post që të mos kërkonte miratimin e Senatit”. Më tej, presidenti amerikan shkruan se nëse do të kishte dëgjuar ish-këshilltarin e tij të sigurisë, sot do të kishte shpërthyer lufta e Gjashtë Botërore.

Presidenti Trump shkruan se zoti Bolton, i cili e la postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në shtator, “menjëherë pas kësaj shkroi një libër të pandershëm dhe të pavërtetë me informacione të klasifikuara. Si mund ta bëjë dikush këtë?” – pyet Presidenti.

Zëri i amerikës citon gazetën Nju Jork Tajms, që shkruan se në dorëshkrimin e tij, Bolton e kundërshton versionin e dhënë nga Presidenti Trump për çështjen e ndihmës ushtarake prej 391 milion dollarësh ndaj Ukrainës. Sipas gazetës, ai thotë se presidenti e bllokoi ndihmën deri sa Ukraina të fillonte hetimet ndaj ish-nënpresidentit Xho Bajden dhe djalit të tij Hanter.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

16 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

7 orë ago