BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.

Trump shkruante se, nëse Irani ka vendosur mina, për të cilat deri tani nuk ka raporte të konfirmuara, ato duhet të hiqen menjëherë. Ai paralajmëroi se nëse minat nuk hiqen, pasojat ushtarake ndaj Iranit do të jenë “në një nivel të paprecedent”.

Nga ana tjetër, presidenti shtoi se heqja e mundshme e minave do të përbënte një “hap gjigant në drejtimin e duhur”.

Më herët sekretarja për Shtyp e Donald Trump, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti është i përkushtuar për të garantuar rrjedhjen e lirë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, duke rikujtuar se ai ka ofruar që marina amerikane të “eskortojë tankerët kur të jetë e nevojshme”.

“Ushtarakët amerikanë po përgatisin opsione të reja pas udhëzimit të presidentit për të vazhduar mbajtjen e Gjirit të Hormuzit të hapur”, tha Leavitt.

Ajo shtoi se nuk do të zbulojë detajet e opsioneve, por se presidenti nuk ka frikë t’i përdorë ato nëse nevojitet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

2 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

6 orë ago