KRYESORE

Trump: Putin do të përballet me pasoja shumë të rënda, nëse nuk arrihet armëpushimi në Ukrainë

Vladimir Putin do të përballet me “pasoja shumë të rënda” nëse nuk bie dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë gjatë samitit të tij me Donald Trump në Alaskë. Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti amerikan.

Duke folur për mediat pas një telefonate me Volodymyr Zelensky-n dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump sugjeroi gjithashtu se do të kërkonte një samit të dytë nëse takimi me Putin-in do të shkonte mirë, kësaj here duke përfshirë edhe homologun e tij ukrainas.

“Nëse i pari shkon mirë, do të kemi një të dytë shumë shpejt,” u tha Trump gazetarëve në Uashington, citon The Guardian. “Do të doja ta bëja pothuajse menjëherë dhe do të kemi një takim të dytë të shpejtë mes presidentit Putin, presidentit Zelensky dhe meje, nëse ata duan që unë të jem aty.”

Trump nuk dha një afat kohor për takimin e dytë. Ai pritet të takohet me Putinin në Alaska të premten. Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf–Richardson, një objekt strategjik gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.

I pyetur nëse Rusia do të përballet me pasoja nëse Putini nuk pranon ta ndalë luftën pas takimit në Alaska, Trump u përgjigj: “Po, do të ketë… pasoja shumë të rënda.”

Deklaratat e presidentit pasuan atë që ai e përshkroi si një telefonatë shumë të mirë me liderët evropianë, gjatë së cilës u diskutua objektivi dhe strategjia për samitin. Ai i qetësoi udhëheqësit evropianë duke u siguruar se prioriteti i tij ishte një armëpushim dhe se nuk do të bëhej asnjë lëshim territorial pa përfshirjen e plotë të Kievit.

Qasja e Trump në video-konferencë, siç e përshkroi Emmanuel Macron i Francës, duket se i qetësoi disa nga liderët, të cilët bënë një thirrje të fundit kolektive që presidenti amerikan të mbrojë sovranitetin e Ukrainës dhe sigurinë evropiane gjatë bisedimeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago