BOTA

Trumpi nuk tërhiqet për Groenlandën: Besoj se do ta marrim

Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur për të arritur qëllimin e tij që Groenlanda të jetë nën administrimin e SHBA-së.

Së fundmi ai ka shprehur besimin se SHBA do ta marrë kontrollin e Groenlandës.

“Unë mendoj se do t’ia arrijmë. 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne”, u tha Trump gazetarëve të shtunën në avionin Air Force One gjatë fluturimit.

Donald Trump kërkon që SHBA të blejë Groenlandën. Këtë skenar ai e shfaqi që në mandatin e tij të parë si President, dhe e ka risjellë sërish tani, pasi siç shprehet ai, është çështje e sigurisë kombëtare për Amerikën.

Pak ditë më parë ai pati një bisedë telefonike të tensionuar me Kryeministren e Danimarkës, e cila i tha se Groenlanda nuk është në shitje.

Ishulli është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por vetëqeveriset.

“Nuk e di çfarë pretendimi ka Danimarka, por do të ishte akt shumë armiqësor nëse nuk do ta lejojë që të ndodhë sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e botës së lirë. Unë mendoj se do ta marrim Groenlandën sepse ka të bëjë me lirinë e botës. Ne jemi ata që mund të sigurojmë lirinë, ata nuk munden”, u shpreh Presidenti Trump.

Si liderët e Groenlandës, ashtu dhe ata të Danimarkës, kanë kundërshtuar blerjen e ishullit nga SHBA.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

3 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

3 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

8 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

8 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

8 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

8 orë ago