BREAKING NEWS

Trupat ruse qëllojnë ndaj protestuesve në qytetin e pushtuar

Ushtarë rusë janë filmuar duke qëlluar mbi protestuesit në qytetin jugor ukrainas, Kherson, të marrë nën kontroll prej disa ditësh. Në këtë qytet janë zhvilluar disa herë protesta kundër pushtuesve rusë, por këtë herë, nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, forcat ruse kanë përdorur armët e zjarrit dhe tymuese për të shpërndarë turmën.

Edhe pse Rusia pretendon se nuk po sulmon civilët në Ukrainë, sa më shumë kalojnë ditët, aq më e pabesueshme bëhet kjo deklaratë. Bombardime në zonat e banuara u bënë edhe në Odesa, qytetin port më të rëndësishëm të Ukrainës, të cilin rusët duan ta marrin me çdo kusht.

Ndërkohë, prej ditësh vijon rrethimi i Kievit, ndërsa në Mariupol, një tjetër qytet jugor, në kufi me Rusinë, autoritetet lokale refuzuan kërkesën e Rusisë për t’u dorëzuar, edhe pse janë nën bombardim të vazhdueshëm.

Sipas OKB-së, mbi 900 persona civilë kanë humbur jetën, por shifra mund të jetë shumë herë më e lartë. Zyrtarët lokalë në Mariupol thonë se vetëm në qytetin e tyre numri i viktimave civile mund të jetë mbi 20 mijë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin…

3 orë ago

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend…

10 orë ago

Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”

Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi pa gola…

11 orë ago

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…

12 orë ago

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…

14 orë ago

Ukrainasit sulmojnë Moskën me dronë, zjarr i madh në metropolin rus, aeroportet janë të mbyllura, fabrika është në flakë.

Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…

15 orë ago