Turmat në Moskë bërtisnin ‘Putini është një vrasës’ ndërsa u mblodhën për funeralin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Mbështetësit e Navalny besojnë fuqimisht se presidenti është përgjegjës për vdekjen e 47-vjeçarit në një burg muajin e kaluar.
Dhe sot arkivoli i tij udhëtoi me një makinë funeralesh për në një kishë në lagjen Maryino, ku ai ka jetuar më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Arkivoli i tij u mbajt brenda ndërsa njerëzit duartrokitnin dhe thërrisnin ‘Navalny! Navalny!”, ndërsa një numër i madh i policisë së trazirave vëzhgonin situatën.
Ndërsa trupi i Navalny u nis në udhëtimin e tij të fundit për në funeralin e tij, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha: “Kremlini nuk ka asgjë për t’u thënë të afërmve të Navalny në ditën e funeralit të tij”.
E bashkëpunëtori i Navalny, Leonid Volkov theksoi se Putin një ditë do të përgjigjet në gjykatë për vdekjen e politikanit.
Një pjesëmarrës tha: “Mendoj se ky është një funeral për Rusinë që mund të ketë qenë”.
Pas shërbimit, i cili u transmetua drejtpërdrejt në Youtube, Navalny u dërgua për t’u varrosur në varrezat e Borisovskoye, ku policia u shfaq gjithashtu.
Navalny vdiq në një burg të Arktikut në Kharp, në rajonin Yamalo-Nenets më 16 shkurt. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është shpjeguar nga autoritetet.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…