Një burrë është arrestuar në Turqi, pasi e ka goditur me shkelma në fytyrë një grua të moshuar e cila është refugjate nga Siria.
Kjo ngjarje vjen në një kohë ku brenda shtetit turk janë rritur ndjenjat kundër emigrantëve sirianë.
Një video që ka bërë bujë në Turqi dhe Siri gjatë ditëve të fundit, tregon gruan e quajtur Leyla Muhammed, është sulmuar ndërsa ishte ulur në një stol, raporton Al Jazeera.
Ndërsa, sulmuesi i saj, Sakir Cakir është kapur pas sulmit.
Leyla teyzemizi darp eden kişi tutuklandı.
Hastaneye yatırılarak kontrolleri ve tedavisi başlatıldı.
Eşim ve mesai arkadaşlarımızla birlikte teyzemizi ziyaret ederek Aziz milletimizin geçmiş olsun dileklerini ilettik.
Zalimin karşısında mazlumun yanındayız🇹🇷 pic.twitter.com/3NYMkkAZ2L
— Davut GÜL (@gul_davut) May 31, 2022
Pushteti i drejtuar nga presidenti, Recep Taip Erdogan, është mbështetës i emigracionit nga Siria.
Por pas 11 viteve situatë të tensionuar në Siri, brenda Turqisë janë shfaqur pakënaqësi të cilat tash po shihen qartazi.