Qyteti antik i Anavarzës në rajonin e Kozanit të provincës jugore të Adanas mbijetoi me pak dëme nga tërmetet shkatërruese të shkurtit në Turqinë lindore.
Në Adana janë shembur 11 ndërtesa dhe janë dëmtuar dhjetëra objekte. Muret e kalasë dhe ndërtesat historike të qytetit antik, të cilat kishin disa çarje në portën e harkut të triumfit, nuk u dëmtuan nga tërmeti 7.7 ballë dhe lëkundjet e pasme.
I ndërtuar 7500 vjet më parë dhe i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qyteti antik i Anavarzës, i vendosur në lagjen Dilekkaya, shquhet për portën dhe muret e tij madhështore, si dhe për rrugën e parë me dy korsi në botë.
Gërmimet dhe punimet restauruese janë duke u zhvilluar prej vitesh. Sivjet në qytetin antik janë gjetur gjurmë të kompleksit pallat-banjo së bashku me shumë pjesë, si banja me tulla me dy dhoma, kolonat e palestër, bazat e kollonave, kapitelet dhe dyqanet.
I njohur si “Qyteti i Pamposhtur”, qyteti i lashtë tërheq vëmendjen me rrugën e tij me kolona, si dhe me portën dhe muret e tij madhështore të kurorës. Ajo strehon një teatër, një amfiteatër, një stadium dhe një rrugë me kolona 2700 metra të gjatë dhe 34 metra të gjerë.
Porta e quajtur Harku i Triumfit, e cila u ndërtua për të përkujtuar fitoren e romakëve në qytetin antik kundër persëve në shekullin e tretë, është një nga elementët më të rëndësishëm të këtij vendi. Harku i Triumfit, i përbërë nga tre harqe, tetë këmbë dhe gjashtë kolona, është një nga portat më të mëdha monumentale të qytetit në Anadoll.
Fatih Gülşen, kreu i gërmimeve në Anavarza, tha se pas tërmetit, arkeologët nga ekipi i gërmimeve ekzaminuan dëmet dhe raportuan se qyteti antik i mbijetoi tërmeteve me pak dëme, pasi u ka mbijetuar shumë tërmeteve shkatërruese.
Mësohet se plasaritjet në disa pjesë të strukturave do të riparohen së shpejti nga ekipi i rehabilitimit.
Ziya Shimşek, i cili jeton në zonën e qytetit antik të Anavarzës, tha se familja e tij jeton në këtë zonë prej tre brezash, duke thënë: “Ne jetojmë prej vitesh. Kjo është hera e tretë që përjetojmë një tërmet të madh, me sa di unë. Por qyteti antik pësoi pak dëmtime gjatë këtij tërmeti, edhe pse është mijëravjeçar”.