Turistët janë evakuar nga brigjet në jug perëndim të Turqisë, ku flakët po kërcënojnë tani edhe hotelet e banesat.
Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit.
Në qytetin e Bodrumit deri tani 3 hotele me 5 yje janë evakuar. Zjarret të cilat vijojnë që prej të mërkurës deri tani kanë shkaktuar 6 të vdekur.
Dy vdekje u raportuan të shtunën. Ata ishin mes mijëra personave të cilët po luftonin vatrat e zjarreve në resorted dhe fshatrat e zonës mesdhetare turke dhe të Egjesë.
Zyrtarët thonë se deri tani 10 vatra zjarri janë vënë nën kontroll.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi zonën të shtunën, duke inspektuar dëmtimet nga helikopteri.
Duke folur nga qyteti Manavgat, Erdogan njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…