BOTA

Turqia dëshiron t’i bashkohet organizatës ku janë Rusia e Kina

Presidentja e BRICS-it, organizata ndërkombëtare e ekonomive në zhvillim, Purnima Anand, ka thënë se Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite duan t’i bashkohen këtij grupi.

Grupi BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Anand ka thënë se një vendim për pranimin e disa prej vendeve mund të merret gjatë samitit të ardhshëm të organizatës në vitin 2023.

Në një deklaratë për gazetën ruse Izvestia, ajo vuri në dukje se përfaqësuesit e vendeve të BRICS-it diskutuan anëtarët e rinj të mundshëm gjatë samitit të tyre të fundit në Pekin, i cili u mbajt në një format virtual më 23 dhe 24 qershor.

“Të gjitha këto vende kanë treguar interes për t’u anëtarësuar dhe po përgatiten të aplikojnë për anëtarësim. Mendoj se është një hap i mirë, sepse zgjerimi gjithmonë perceptohet pozitivisht, do të forcojë ndikimin e BRICS-it në mbarë botën”, ka thënë Anand.

Ajo shprehu gjithashtu shpresën se pranimi i anëtarëve të rinj do të ndodhë “shumë shpejt”, sepse “të gjithë përfaqësuesit e vendeve që përbëjnë bërthamën e kësaj shoqate janë të interesuar për zgjerim”.

Anand shtoi se anëtarësimi i Turqisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite duhet të ndodhë shpejt, pasi procesi tashmë është duke u zhvilluar, duke theksuar se anëtarësimi në organizatë nuk do të ndodhë njëkohësisht.

BRICS-i shpeshherë është konsideruar si një organizatë anti-perëndimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

39 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago