Për herë të dytë në më pak se një muaj, banorët e Dardaneleve në Turqi po përballen me një zjarr të madh, i cili po shkatërron gjithçka që i del përpara, që kishte mbetur e paprekur nga katastrofa e mëparshme.
Zjarri i ri shpërtheu dje rreth orës 13:30, në një zonë rurale në qytetin Kepez, dhe për shkak të erërave të forta u përhap shpejt në zonat pyjore dhe vendbanimet në Guzelyaly.
Gjatë natës, flakët dogjën shtëpi, kryesisht vila e rezidenca luksoze që ndodhen në këtë zonë të Stambollit, si dhe automjete. Zjarri po ashtu shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Dardaneleve, ndërsa lundrimi në ngushticë u ndërpre pjesërisht nga jugu në veri.
Operacionet e shuarjes së zjarreve, të cilat vazhdojnë prej 24-orësh, përfshijnë 10 avionë zjarrfikës dhe 9 helikopterë, së bashku me një personel prej 760 persoash që po punojnë në terren.
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı raportoi se tre fshatra janë evakuuar, me 2.090 banorë të evakuuar në mënyrë të sigurt.
Në total, Turqia po përballet me 55 vatra të mëdha zjarri në rajone të ndryshme. Përveç Dardaneleve, fronte serioze janë regjistruar në Soma në Manisa, Mudurnu Bolu, Mersin, Aydın, Kastamonu dhe Göksun në Kahramanmaraş.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…