Turqia është ndër vendet që vazhdojnë të blejnë grurin që Rusia e vodhi nga Ukraina, ka thënë të premten ambasadori i Kievit në Ankara, Vasyl Bodnar, raporton BBC.
Ambasadori Bodnar u tha gjithashtu gazetarëve se ai ka kërkuar ndihmë nga autoritetet turke dhe Interpoli për të hetuar se kush është i përfshirë në dërgesat e drithërave që kalojnë tranzit në ujërat turke.
Ukraina është një eksportues i madh i disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, por për momentin, ka rreth 22 milionë tonë drithë në kapanone, në pritje për t’u dërguar në mbarë globin.
Ditë më parë është raportuar se Rusia ka nisur një anije të mbushur me drithë nga porti i Mariupolit drejt shtetit të saj.