Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ankuar paska për gjendjen e tij ekonomike.
Ai ka thënë se sot është i papunë edhe pse mban pozitën e kryetarit të AAK-së, parti kjo në pushtet.
“Unë sot jam i papunë, personalisht nuk jam as deputetet, jam kryetar partie, kam angazhim por se kam një vend pune”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Por nëse shikohet pasuria e deklaruar nga Haradinaj në vitin e kaluar kur mbante pozitën e kryeministrit, fare nuk mund të thuhet se është në gjendje jo të mirë ekonomike.