Kujtim Peci, që njihet ndryshe edhe si Kujtim Boletini për shkak të fshatit nga vije, ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kërcënimit që i bëri presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Krejt kjo kishte ndodhur, pasi Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaçi, se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.
“Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoftë ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, kishte shkruar Boletini.
Më këtë rast, familja Boletini përmes një shkrese të dërguar në adresën e redaksisë së gazetës “Bota sot”, kanë kërkuar që të lirohet djali i tyre.
Sipas kësaj familje, lira e shprehjes është e garantuar me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, andaj edhe kanë kërkuar nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Kurti, që ta shqyrtojnë kërkesën e tyre për lirimin e Kujtim Boletinit.
Ja letra e plotë drejtuar presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti:
Familja Boletini dhe babai Xhevat Boletini kërkon lirimin e menjëhershëm të birit dhe vllëut të tyre Kujtim Boletini. Arsyeja e arrestimit të vëllait dhe birit tonë Kujtimit është e pa drejtë dhe pa kurrfarë arsyeje.
Lira e të shprehurit është e garantuar me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, andaj, kërkojmë nga organet e drejtësisë që mos të bien pre e politikës dhe e qarqeve politike, por, kërkojmë nga drejtësia që të lirojnë djalin tonë sa më shpejtë që është e mundur, sepse djali ynë nuk ka bërë as një krim, pos që e ka shprehur mllefin e çastit me ngjarjet e fundit politike.
Kërkojmë nga presidenti i vendit që të liron djalin dhe vëllain tonë. Kërkojmë nga kryeministri i Kosovës te lirojnë djalin vëllain dhe tonë, sepse lira e te shprehurit është e garantuar në ligjet dhe kushtetutën tonë.