Më 30 qershor, e fejuara kishte denoncuar një 23-vjeçareje nga Vitia, e cila e ka raportuar për dhunë në familje të fejuarin e saj që ndodhej jashtë vendit. E reja nga fshati Ramnishtë kishte deklaruar se i fejuari i saj po e keqtrajton, duke e kërcënuar edhe me vrasje. Policia pati nisur hetimet, por i dyshuari nuk gjendej në Kosovë. Por pas një muaji, Sinjali mëson se ai është kthyer nga Gjermania dhe ka përfunduar në prangat e Policisë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari U.A., është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ndërkohë që në shtëpinë e tij është kryer bastisje, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Sinjali mëson se pasi është kryer kontrolli, i riu është intervistuar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij, për dhunë, kërcënime e shantazh.
Sipas të fejuarës së tij, problemet mes tyre kanë nisur që nga koha kur janë fejuar prandaj ajo kishte vendosur që të kërkojë ndihmë nga Policia. Ai po dyshohet se në mes të tjerash, në një mesazh që ia kishte dërguar viktimës, i kishte thënë “Kam me të vra ty dhe familjen”.
Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj tij të vazhdojnë hetimet dhe të mblidhen prova në lidhje me rastin.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…