Një grup qytetarësh të tmerruar tajvanezë arritën t’i shpëtojnë vdekjes për një “fije floku”, kur një ndërtesë 10-katëshe u shemb pothuajse mbi ta nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit prej 7.2 magnitudë – për të përfunduar më pas e varur në këndin prej 45 shkallë.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin ndërtesën me tulla të kuqe e cila fillon të shembet me shpejtësi, duke bërë që copëzat e saj të bien në rrugën që frekuentoj nga shoferë të shumtë, këmbësorë e çiklistë.
Kur u duk se gjithçka do të merr fund për të gjithë tajvanezët që gjendeshin në atë udhëkryq, një dozë fati u priu – kur objekti mbeti i varur në këndin prej 45 shkallë – duke u dhënë kohë të mjaftueshme që të largohen.
Tërmeti që goditi sot Tajvanin po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, kurse qindra persona raportohet të kenë mbetur të ngujuar nën rrënoja.
Deri më tani kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa ekipet e shpëtimit që kanë dalë në terren po bëjnë të pamundurën që t’i nxjerrin gjallë qytetarët që janë ngujuar në rrënojat e objekteve të shembura.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…