FOTO&VIDEO

U helmuan e grabitën nga dhëndri! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Më tha pije këtë

Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë.

Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonadë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.

“Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“, shprehet Merushe Bitroshi.

Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.

“I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”. tregon Jetmir Bitroshi.

Policia arrestoi 36-vjeçarin Ismail Kllogjeri i cili u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi duke shkaktuar intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin.

Kjo nuk është hera e parë që familja Bitroshi kishte probleme me dhëndrin për shkak të sjelljeve të tij të dhunshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago