FOTO&VIDEO

U ndërpre pas 8 sezonesh, dalin detaje nga kontrata mes serialit “Çka ka shpija” dhe RTK-së

Seriali “Çka ka shpija” nuk është më pjesë e RTK-së. Bordi i ri i televizionit publik e konsideron abuzuese marrëveshjen me anë të së cilës ky serial për tetë sezone u transmetua në këtë medium.

Kryesuesi i bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha para deputetëve në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere se transmetimi i këtij seriali është mundësuar në mënyrë jo të rregullt. Ai tha se menaxhmentet dhe produksionet janë marrë vesh mes vete në këso raste, ndërsa tregoi se kanë vendosur që për produkte të tilla nga jashtë të hapin konkurse në të cilat mund të aplikojnë të gjitha produksionet.

“Sa i përket “Çka ka shpija” dhe një seriali tjetër që ka qenë, këtu janë dy çështje kryesore. E para është edhe çështja e buxhetit të shkurtuar. Por problemi kryesor ka qenë se këto kanë qenë bashkëprodhim me RTK-në. Pra gjithë këta kanë qenë me kontrata për shërbime. Do të thotë, nuk ka shkuar në mënyrë të rregullt si produksion i jashtëm dhe ne si bord kemi vendos që me ato mjete që i kemi në dispozicion do të hapet konkurs publik që të aplikojnë të gjitha produksionet dhe ato të angazhohen në këtë mënyrë, jo me marrëveshje direkt mes menaxhmentit dhe produksioneve të jashtme. Do të ketë konkurs dhe komisione profesionale të cilat do t’i vlerësojnë dhe ne do t’i angazhojmë si bord me ato mjete të cilat i kemi në dispozicion”, tha Boletini.

Sipas Boletinit, borxhet e mëdha që i ka RTK-ja janë krijuar prej këtyre produksioneve të jashtme, të cilat kanë qenë të angazhuar në televizionin publik me anë të kontratave për shërbime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago