Është gjetur një trup i pajetë në në afërsi të Ulqinit në vendin e quajtur “Sveti Đorđe”, përballë me fshatin Pentar të Shkodrës.
Jozyrtarisht, burime pranë policisë thanë se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se kufoma mund të jetë e ish-shefit të Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.
I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por momentalisht dyshohet për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina, më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i Policisë së Ulqinit për gati 6 vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.