FOTO&VIDEO

U rrah nga polici, flet 23 vjeçari: Nuk i njoh, vajza që kisha në makinë, është e afërmja ime

23-vjeçari Xhoen Osmënaj është shprehur se me personat nuk është konfliktuar më parë dhe se i njeh thjesht si persona me fytyra ska pasur ndonjë komunikim me to.

Osmënaj gjithashtu ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit dhe nuk e di arsyen se pse efektivi i policisë Anxhelo Bardhi dhe shoku i tij Daniel Rista e kanë ndaluar dhe goditur një natë më parë.

“Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. Nuk më kanë ndjekur më herët, na prenë makinën dhe na goditën. Vajza që kisha në makinë është e afërmja ime, nuk ka lidhje me këtë çështje“, është shprehur 23 vjeçari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

20 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

29 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

17 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

18 orë ago