SPORT

U solidarizua me Kosovën, por anuloi bojkotimin pas presioneve, ekipi shqiptar pritet me fishkëllima dhe shishe në garën e boksit në Beograd

Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd. Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore. Megjithatë, edhe pse Federata e Boksit të Shqipërisë, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga gara për shkak të Kosovës, kjo gjë nuk ka ndodhur, si pasojë e presioneve që ka bërë Qeveria e Shqipërise dhe Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA).

“Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s”, tha për Radion Evropa e Lirë, kapiteni i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Nelson Hysa. Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme. “Normalisht, këtu (Beograd) jemi pa dëshirën tonë, kemi presion të vazhdueshëm. Kur dola me flamur të Shqipërisë, kishte brohoritje, fishkëllime, gjuajtje. Mbrëmë në hotel ka qëndruar Policia e Serbisë për shkak të sigurisë sonë”, tha Hysa. Autoritetet kufitare serbe, gjatë fundjavës, për tri herë me radhë i kanë ndaluar hyrjen në Serbi, delegacionit të përfaqësueses së Kosovës në boks, për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, respektivisht simbolet e saj.

Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se më nuk do tentojnë të marrin pjesë në këtë Kampionat. Sipas agjendës, boksierët e Kosovës të hënën, më 25 tetor është dashur të fillojnë garën. “Ka marrë fund gjithçka, më nuk tentojmë. Në pikën kufitare na është thënë se është urdhër i Qeverisë së Serbisë që nuk lejojnë të marrim pjesë me simbole shtetërore në fanella. Pa simbole nuk pranojmë”, tha Brahimi për Radion Evropa e Lirë. Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), të shtunën, më 23 tetor, tha se Kosova nuk duhet të trajtohet ndryshe nga shtetet e tjera. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, AIBA tha se pret që delegacioni Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohej “jo ndryshe nga delegacionet e çdo anëtari tjetër të AIBA-s”, dhe shtoi se pret që Kosova të marrë pjesë në këtë Kampionat. Kosova është pjesë e AIBA-s që prej vitit 2014.

“Ne besojmë që të gjithë atletët duhet të kenë shanse të njëjta për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, tha AIBA. Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021. Në këtë kampionat do të marrin pjesë më shumë se 500 atletë nga 88 shtete. Ata do të garojnë në 13 kategori të ndryshme. Kosovën në këtë Kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

1 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

11 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago