LAJME

U zhduk 2 vite e gjysëm më parë, gjendet në Mamurras trupi i pajetë i 24-vjeçarit, Klevis Lleshit!

Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, policia e Kurbinit ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit Klevis Lleshi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e ADN-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në gusht të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel. Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete, por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.

Burime bëjmë me dije se ka kohë që janë gjetur mbetjet kockore dhe ju janë nënshtruar ekzaminimeve, ku në bazë të ADN-së ka rezultuar se i përkasin Klevis Lleshit. Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

52 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago