BOTA

Udhëheqësit nga mbarë bota nderojnë Mbretëreshën Elizabeth II

Qindra udhëheqës nga mbarë bota, ndër ta edhe Presidenti amerikan Joe Biden, morën pjesë sot në ceremonitë funebre në nderim të Mbretëreshës Elizabeth II. Krahas pjesëmarrësve në ceremoninë brenda katedrales së Londrës, mijëra të tjerë kishin mbushur çdo hapësirë publike të kryeqytetit britanik, ndërsa këmbanat ranë 96 herë për çdo minutë që simbolizonin vitet e jetës së saj. Në të gjithë territorin e Mbretërisë së Bashkuar u mbajtën 2 minuta heshtje. Arkivoli i saj u përcoll në një shtrat topi drejt Kështjellës Windsor për një ceremoni private varrimi.

Udhëheqësit botërorë iu bashkuan sot udhëheqësve britanikë në ceremonitë e përcjelljes së Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Kryeministrja britanike Liz Truss mbërriti për të marrë pjesë në ceremoninë funebre së bashku me ish-kryeministrat Boris Johnson, Theresa May, David Cameron, Gordon Brown, Tony Blair dhe John Major.


Ndër qindra udhëheqësit botërorë që morën pjesë ishte Presidenti amerikan Joe Biden, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai i Irlandës Michael Higgins.

Presidenti Biden pati mundësinë të vlerësojë dje kontributin e mbretëreshës, ndërsa nënshkruante në librin e ngushëllimeve.

“Mendoj se çfarë na dha mbi të gjitha ishte nocioni i shërbimit. Të gjithë e kemi një detyrim të tillë. Kemi mundësinë për t’i përmirësuar gjërat, për të përmirësuar jo vetëm botën, por edhe lagjen tonë, shtëpinë tonë, vendin tonë të punës. Kjo ishte çfarë ajo më përcillte mua. Dhe ishte një nder që e njoha”, tha Presidenti Biden.

Krahas personaliteteve ndërkombëtare që morën pjesë në ceremoninë funebre, qytetarë të shumtë ishin mbledhur në rrugët e Londrës për të shprehur respektin e tyre.

Këmbanat e katedrales ranë 96 herë në kujtim të saj, për çdo një minutë, duke simbolizuar kështu vitet e jetës së saj.

Autoritetet lokale patën njoftuar paraprakisht se të gjitha zonat publike ishin mbushur në kapacitet maksimal tre orë përpara se të fillonin ceremonitë.

Një periudhë heshtjeje 2-minutëshe u mbajt në të gjitha trevat e Mbretërisë së Bashkuar në kujtim të Mbretëreshës Elizabeth II. Të pranishmit brenda dhe jashtë katedrales së Londrës, ulën kokën në shenjë nderimi gjatë minutave të heshtjes.

Pas meshës solemne, arkivoli i Mbretëreshës i vendosur në një shtrat topi përshkoi rrugët e Londrës, për t’u përcjellë në Kështjellën Windsor ku ajo do të prehet në paqe, pranë bashkëshortit të saj të ndjerë Princit Philip.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

18 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

22 orë ago