TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ I veshur si heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe i hipur mbi një kalë, Shkëlzen Brahaj, udhëhoqi sot Paradën e Shqiptarëve në Tiranë, në 111-vjetorin e Pavarësisë.
Brahaj tha për mediet se është krenar që po performon me përkrenaren e Skënderbeut.
“Është krenari që unë performoj me këtë përkrenare të Skënderbeut i cili ishte ndër të parët që ngriti flamurin dhe më pas e pasoi Ismail Qemali. Ne ia kemi borxh jo vetëm kaq, por shumë më shumë se sa kaq”, tha Brahaj.
Ai tha se “ndihem i lumtur dhe krenar që udhëheq paradën e sotme”.
I pyetur si i lindi ideja për t’u veshur si Skënderbeu, Brahaj theksoi se “ne jemi ftuar nga bashkia, por si ide ka çdo vit që në një mënyrë apo në një tjetër organizoj gjëra të tilla. Dua që njerëzit ta kujtojnë gjithmonë këtyre figurë si heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ta kujtojmë jo vetëm ditën e festave, por çdo ditë të vitit”.
Lidhur me paradën Brahja u shpreh se “parakalimi me bashkë me shqiptarët e Amerikës është një eveniment që ndër vite kemi dashur ta kemi”.
Sa i përket veshjes Brahja tha se ” është një veshje që e kam përshtatur vetë”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…