BOTA

Ukraina e çliron një fshat strategjik, derisa sulmet vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve po vazhdojnë

Ushtria ukrainase ka thënë të martën se forcat e saj e kanë çliruar një fshat strategjik në jug të vendit, pas dy muajve luftimesh të ashpra, derisa Rusia po i vazhdon sulme me raketa dhe dronë mbi disa rajone të Ukrainës, duke e vrarë të paktën një person dhe duke i lënduar disa të tjerë, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha më 22 gusht se trupat ukrainase e kanë çliruar Robotinin, një fshat që gjendet përgjatë një rrugë të rëndësishme e cila çon drejt Melitopolit në rajonin Zaporizhja.

Melitopoli, i njohur si “porta drejt Krimesë”, u uzurpua nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar, pas disa ditësh luftime të ashpra.

Brigada e 47-të e postoi një video online, në të cilën shihen gra të përlotura duke i përshëndetur ushtarët ukrainas, si dhe tha se është duke e organizuar evakuimin e civilëve nga fshati.

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (IASL) konfirmoi se trupat ukrainase kanë arritur “sukses të madh taktik” në Robotin më 20 dhe 21 gusht.

Nëse forcat ukrainase përparojnë dhe e çlirojnë Melitopolin, i cili ndodhet në mes të dy autostradave të rëndësishme dhe një stacioni të madh hekurudhor, mund ta përdorin këtë qytet si trampolinë për ta çliruar tërë rajonin Zaporizhja.

Ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë raportuan më 22 gusht për disa sulme ruse me dronë dhe raketa në Çernihiv, Zaporizhja, Krivi Rih dhe Kupiansk, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se i ka zmbrapsur sulmet me dronë ndaj Moskës dhe rajoneve Briansk, derisa i mbylli përkohësisht tri aeroporte në kryeqytet.

Në rajonin e Çernihivit, një burrë u vra nga granatimet ruse, tha guvernatori Vyacheslav Chaus. Më 19 gusht, të paktën shtatë persona,

Po ashtu, më 22 gusht, një person u plagos dhe 20 ndërtesa u dëmtuan nga një sulm rus me raketë në Krivi Rih, tha guvernatori Serhiy Lysak në Telegram.

Rusia e sulmoi edhe qytetin Zaporizhja gjatë natës, duke shkaktuar dëme por jo viktima, tha sekretari i Këshillit të Qytetit të Zaporizhjas, Anatoliy Kurtev, më 22 gusht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago