FOTO&VIDEO

Ukraina godet me dronë nënujorë tankerat ruse të ‘flotës në hije’ në Detin e Zi, anijet po dërgonin ‘fshehur’ naftë te klientët

Dronët nënujorë ukrainasë kanë goditur dy anije cisterna që i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë në Detin e Zi, sipas një zyrtari në shërbimet e sigurisë së Ukrainës (SBU).

Ukraina mori përsipër sulmet pas shpërthimeve që goditën dy anijet të premten dhe të shtunën.

Një burim i tha CNN se dronët detarë Sea Baby ishin përdorur në një operacion të përbashkët nga SBU dhe marina.

Të dy tankerët pësuan dëmtime të rënda dhe u nxorën praktikisht jashtë shërbimit raporton CNN.

Rusia përdor qindra anije cisterna, për të transportuar naftën e saj te klientët në kundërshtim me sanksionet.

Anija tanker Virat me flamur të Gambisë u sulmua përsëri të shtunën, pasi pësoi dëme për herë të parë të premten, sipas Ministrisë së Transportit të Turqisë.

Anija ndodhet rreth 50 kilometra larg bregdetit turk. Të dhënat e gjurmimit të anijes treguan se ajo po ngadalësohej dhe po kthehej drejt bregdetit vonë të premten.

Destinacioni i Virat ishte i paqartë. Të dhënat e transportit treguan se ajo priste porosi në Detin e Zi.

Ajo u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në janar kur lundroi me një emër tjetër, dhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian më vonë këtë vit.

Të premten pati një shpërthim edhe në një anije tjetër që transporton naftë bruto ruse në një pjesë të afërt të Detit të Zi. Të 25 anëtarët e ekuipazhit në bordin e asaj anijeje cisternë, Kairos me flamur të Gambisë, u evakuuan.

Asnjëra anije nuk ishte në ujërat turke kur u godit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago