KRYESORE

Ukraina ia mori Rusisë afro 1 miliard dollarë pajisje ushtarake për pak ditë

Rusia ka humbur armatim në vlerë afro një miliard dollarë në kundërofensivën e Ukrainës në tri javët e fundit, ku janë çliruar mijëra kilometra katrorë territor, raporton “The Sun”.

Ekspertët ukrainas thonë se ato armë që u janë marrë rusëve, mund të përdoren për t’i mposhtur forcat ruse dhe për t’i dhënë fund luftës.

Forcat ruse janë befasuar nga sulmi i Ukrainës. Ukraina pretendon se ka çliruar mbi 6000 kilometra katror territor që ishte pushtuar.

Sipas llogarive të “Forbesit”, Rusia ka humbur së paku 700 milionë dollarë pajisje ushtarake nga fillimi i kundërsulmit të Ukrainës më 6 shtator deri më 11 shtator.

Dhe po llogaritet se forcat ruse po humbi pajisje të shumta çdo ditë, dhe kjo shifër po vazhdon të rritet.

“Nën presionin e luftëtarëve ukrainas, okupuesit rusë po ikin dhe po lënë arsenale të tëra prapa”, ka thënë Vladyslav Abdula, zëdhënës i shërbimit të sigurimit të Ukrainës. “Ne e dimë se çfarë të bëjmë me to dhe definitivisht do t’i përdorim kundër armikut”.

Komandantët e Kremlinit janë zënë në befasi, duke menduar se sulmi në Kherson është kryesori i ukrainasve, siç raportojnë analistët e Institutit për Studime të Luftës (ISW).

Kjo ka lejuar ukrainasit që t’i zënë rusët në befasi në zonën e Kharkivit dhe të kenë sukses të jashtëzakonshëm.

“Forcat ruse nuk po bëjnë një tërheqje të kontrolluar, por po ikin nga juglindja e Kharkivit që t’i ikin rrethimit nëpër Izyum”, thuhet nga Instituti.

Në foto janë paraqitur pajisje të shumta që u janë kapur rusëve gjatë ofensivës.

Afro 133 milionë dollarë tanke, 85 milionë dollarë artileri dhe dronë në vlerë 4 milionë dollarë, ndër të tjera. Po ashtu ka edhe lansues të shumtë të raketave.

Po ashtu është raportuar se afro 3000 rusë janë vrarë gjatë ofensivës dhe mijëra tjerë janë kapur.

Disa rusë madje raportohet se edhe e kanë vrarë veten para se të kapen.

Analisti Jakub Janovsky ka llogaritur se Rusia ka humbur afro 336 mjete luftarake nga 7 deri 11 shtator.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

1 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago